Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Bologna shmang humbjen ndaj Cetlic, fitojnë Aston Villa dhe Lyoni

Bologna shmang humbjen ndaj Cetlic, fitojnë Aston Villa dhe Lyoni

21:07, 22/01/2026

Bologna dhe Celtic ndanë pikët 2-2 në javën e shtatë të Europa League-s, në një ndeshje plot emocione në “Dall’Ara”. Mysafirët skocezë nisën mirë, me Hatate që shënoi në minutën e 5-të pas një gabimi të Skorupskit. Ekipi i Italianos u përpoq të reagonte, dhe në minutën e 34-të erdhi momenti kyç: Hatate u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë Celtic me një lojtar më pak.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Celtic arriti të shënonte golin e dytë me Trusty në minutën e 40-të, pas një këndi. Në pushim, Bologna ishte 0-2, por nuk u dorëzua.

Në pjesën e dytë, kuqeblutë sulmuan pa pushim: në minutën e 58-të Dallinga ngushtoi rezultatin me kokë pas një topi të Odgaard. Në minutën e 72-të Rowe barazoi rezultatin me një goditje të fuqishme nga jashtë zone. Në fund, Cambiaghi ishte pranë golit të fitores, por Schmeichel shpëtoi Celtic me një pritje fantastike.

Ky barazim vendos Bologna-n në 12 pikë, duke ruajtur shpresat për play-off, ndërsa Celtic mbetet në 8 pikë, gjithnjë e më afër rrezikut të eliminimit.

Fitore e rëndësishme e Aston Villa-s në fushën Fenerbahces falë golit të Sancho-s, ndërsa Lyon-i mposhti gjithashtu me rezulatat minimal Young Boys. Më poshtë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të orës 18:45:

  Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco