Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Icardi shpërthen ndaj Wanda-s: Gënjeshtare patologjike, më ka marrë miliona. Nuk ka më vend në familjen time

Icardi shpërthen ndaj Wanda-s: Gënjeshtare patologjike, më ka marrë miliona. Nuk ka më vend në familjen time

16:48, 22/01/2026

Lufta e ashpër mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardi-t po intensifikohet edhe më shumë. Së fundmi, ‘showgirl’-i argjentinas kishte lënë të kuptohej për një afrimitet të mundshëm me ish-bashkëshortin, duke publikuar fotografi nga viti 2016 dhe duke deklaruar publikisht: “Do të jemi gjithmonë një familje”. Në një paraqitje televizive, ajo shtoi se komunikimi mes tyre vazhdon herë pas here dhe se me kalimin e kohës situata mund të qetësohet, ashtu siç kishte ndodhur më parë edhe në raste të tjera.

Megjithatë, reagimi i Mauro Icardi-t nuk vonoi dhe ishte tepër i fortë. Sulmuesi i Galatasaray-t e hodhi poshtë kategorikisht çdo pretendim për ribashkim apo afrimitet, duke i cilësuar deklaratat e Wandas si të pavërteta. “Është e pabesueshme që ende i jepet besim një personi që gënjen vazhdimisht”, shkroi ai, duke e quajtur ish-bashkëshorten një “mitomane”.

Në një mesazh të gjatë dhe të ngarkuar emocionalisht, Icardi foli për akuza të rreme për dhunë, përjashtime nga pronat e tij dhe ndalimin për të parë vajzat për muaj të tërë. Ai theksoi se kishte kërkesa gjyqësore që, sipas tij, synonin ta largonin plotësisht nga fëmijët. Gjithashtu, futbollisti e akuzoi Wanda-n për shkelje të vendimeve të drejtësisë, manipulim psikologjik dhe dëme të rënda financiare, duke pretenduar se ajo i kishte marrë rreth 7 milionë euro.

Mesazhi përmbyllës i Icardit ishte i prerë dhe pa ekuivok: “Në jetën time ajo është vetëm nëna e vajzave të mia. Nuk do të jetë kurrë më pjesë e familjes sime”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco