Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Diego Costa godet ashpër Conte-n: Si njeri është më i keqi, ndoshta ngaqë nuk bën seks...

Diego Costa godet ashpër Conte-n: Si njeri është më i keqi, ndoshta ngaqë nuk bën seks...

16:44, 22/01/2026

Diego Costa ka rihapur një nga përplasjet më të bujshme të së shkuarës së tij, duke sulmuar publikisht Antonio Conte-n me deklarata tepër të ashpra. I ftuar në podcastin e ish-shokut të skuadrës te Chelsea, John Obi Mikel, sulmuesi hispano-brazilian, aktualisht pa klub, bëri një ndarje të qartë mes aftësive profesionale dhe aspektit njerëzor të trajnerit aktual të Napolit.

Costa pranoi se Conte është një trajner i përgatitur nga ana taktike, por sipas tij, nga pikëpamja njerëzore përfaqëson shembullin më negativ që një lojtar mund të përjetojë. “Si person është trajneri më i keq që mund të kesh. Është gjithmonë dyshues, mendon se i di të gjitha dhe sillet sikur askush tjetër nuk ka të drejtë”, u shpreh sulmuesi, duke e përshkruar italianin si një njeri vazhdimisht nervoz dhe me fytyrë të ngrysur.

Deklarata më polemike nuk mungoi, pasi Costa shtoi edhe një insinuatë personale që ndezi reagime: “Ndoshta është kaq i hidhur sepse nuk bën seks në shtëpi”. Një frazë që pritet të shkaktojë jehonë të madhe në ambientin sportiv.

Sipas ish-sulmuesit të Chelsea, pakënaqësia ndaj Conte-s ishte e përhapur edhe në dhomat e zhveshjes së klubit londinez. “Nuk është kënaqësi të stërvitesh me të. Shumë lojtarë nuk e duronin dhe askush nuk e vlerësonte si njeri. Për këtë arsye, ai nuk zgjati shumë”, deklaroi Costa.

Përplasja mes dyshes daton në vitin 2017, kur pas triumfit në Premier League, Conte e largoi Costa-n nga Chelsea me një mesazh të shkurtër dhe famëkeq: “Nuk je më pjesë e projektit”. Një ndarje që, duket qartë, ende nuk është harruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco