Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Reali i Madridit i pakapshëm financiarisht, klubi i vetëm që kalon 1 miliard euro të ardhura

Reali i Madridit i pakapshëm financiarisht, klubi i vetëm që kalon 1 miliard euro të ardhura

13:36, 22/01/2026

Real Madrid vazhdon të jetë lideri absolut i të ardhurave në Europë, sipas analizës së Deloitte Football Money League për sezonin 2024-2025.

“Los Blancos” kanë arritur 1161 milionë euro, duke u bërë i vetmi klub në botë që kalon shifrën e 1 miliard eurove, duke lënë pas Barcelonën (975 milionë) dhe Bayern Munchen (861 milionë).

Katalanasit përfitojnë nga shitja e vendeve premium të “Camp Nou”-t të ri, ndërsa bavarezët përfituan nga shpërblimet e Botërorit për klubet.

Në dhjetëshen e parë dominojnë klubet e Premier League, me 6 skuadra angleze: Liverpool (836 milionë), Manchester City (829), Arsenal (822), Manchester United (793), Tottenham (673) dhe Chelsea (584).

Plotësojnë top 10 PSG (837 milionë) dhe dy spanjolle e gjermane, duke treguar dominimin e qartë ekonomik të Spanjës dhe Anglisë.

Nga Italia, Interi është klubi më i lartë me 538 milionë euro, renditur i 11-ti, ndërsa Milan është i 15-ti me 410 milionë dhe Juventus i 16-ti me 402 milionë euro.

Asnjë klub italian nuk arrin top 10-shen, duke reflektuar diferencën e madhe me elitën europiane.

Në total, 20 klubet e para gjeneruan mbi 12 miliardë euro, me një rritje prej 11% krahasuar me sezonin 2023-2024, duke treguar një zhvillim të qëndrueshëm financiar në futbollin elitar europian.

Kjo analizë konfirmon se Real Madridi dhe klubet angleze mbeten liderë jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin komercial dhe financiar, ndërsa Serie A duhet të punojë për të rikthyer klubet italiane në elitën e të ardhurave europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco