Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Formula 1/ Mercedes zbulon makinën e re për Botërorin 2026, do jetë 50% elektrike

Formula 1/ Mercedes zbulon makinën e re për Botërorin 2026, do jetë 50% elektrike

13:13, 22/01/2026

Mercedes ka hedhur hapat e parë drejt erës së re të Formula 1 me prezantimin e Mercedes-AMG F1 W17, makinës që do të garojë në sezonin 2026 dhe që shënon një revolucion teknik të vërtetë në sportin më të shpejtë në botë.

Skuderia gjermane ka publikuar sot imazhet zyrtare të para, të cilat tregojnë një makinë të ndërtuar nga e para, sipas rregullores së re që hyn në fuqi këtë vit.

W17 dallon menjëherë për dimensionet e saj më të vogla dhe më të ngushta, si dhe peshën e reduktuar në krahasim me modelet e mëparshme.

Nën karroceri rreh një Power Unit inovativ, që shpërndan fuqinë 50% nga motori elektrik dhe 50% nga ai termik, duke përdorur karburant të Petronas dhe duke u integruar me një sistem aerodinamik aktiv, me krahë lëvizëse anash dhe prapa makinës.

Edhe look-u i makinës është rishikuar, duke ruajtur ngjyrat klasike të Mercedes – e argjendta dhe e zezë e theksuar – por me një dizajn më agresiv dhe modern që reflekton evolucionin teknik dhe vizual të W17.

Toto Wolff, Team Principal i Mercedes, komentoi: “Formula 1 po përballet me një ndryshim rrënjësor, dhe ne jemi të përgatitur.

Rregullat e reja kërkojnë inovacion absolut në çdo pjesë të makinës.

Këto imazhe të para janë vetëm një hap i parë i një pune kolosale që është zhvilluar në mënyrë kolektive në selitë tona në Brixworth dhe Brackley.”

Me W17, Mercedes synon të dominonte epokën e re të Formula 1, duke kombinuar performancën maksimale me qëndrueshmërinë dhe teknologjinë elektrike, një hap i madh drejt të ardhmes së motorsportit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco