Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Goditje për Serie A: humbja e Atalantës favorizon Spanjën, rrezikohet vendi i pestë në Champions

Goditje për Serie A: humbja e Atalantës favorizon Spanjën, rrezikohet vendi i pestë në Champions

10:35, 22/01/2026

Rezultatet e fundit në Ligën e Kampioneve nuk kanë qenë aspak pozitive për futbollin italian dhe kanë ndezur alarmin për një nga objektivat më të rëndësishëm strategjikë: vendi i pestë në Champions League.

Humbja e Atalantës, skuadra e Berat Gjimshitit, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen sezonale të UEFA-s, duke i dhënë një ndihmë të qartë Spanjës në këtë garë të heshtur mes kampionateve “big”.

Italia aktualisht mban vendin e pestë në renditjen UEFA për sezonin 2025/26, pozicion që i jep të drejtën për të dërguar pesë skuadra në Champions-in e ardhshëm, por distanca me rivalët po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

Dy netët e Champions-it nuk sollën gëzim për Serie A: vetëm Juventusi fitoi, Napoli u ndal në barazim, ndërsa Interi dhe Atalanta u mposhtën, duke humbur pikë të çmuara.

Veçanërisht disfata e Atalantës e ka mbajtur Spanjën përpara Italisë, ndërkohë që rreziku më i madh vjen nga Anglia dhe Gjermania, të cilat kanë fituar terren ndjeshëm falë rezultateve pozitive të skuadrave të tyre.

Në fakt, Italia ka arritur të fitojë pikë vetëm në raport me Poloninë, një detaj që tregon qartë momentin delikat.

Renditja aktuale e UEFA-s për sezonin 2025/26 sheh Anglinë kryesuese, e ndjekur nga Polonia dhe Gjermania, me Spanjën në vendin e katërt dhe Italinë pas saj.

Kujtojmë se dy kampionatet e para në fund të sezonit fitojnë një vend shtesë në Champions League, bazuar në një sistem pikëzimi që përfshin fitoret, barazimet dhe bonuset europiane.

Me Europa League ende për t’u luajtur, shpresa ekziston, por Serie A nuk ka më hapësirë për gabime nëse dëshiron të ruajë privilegjin e vendit të pestë në elitën e futbollit europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco