Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Virusi misterioz trondit ‘Australian Open’: tenistët vrapojnë drejt tualetit, tërheqje dhe kolapse në vapën ekstreme

Virusi misterioz trondit ‘Australian Open’: tenistët vrapojnë drejt tualetit, tërheqje dhe kolapse në vapën ekstreme

10:12, 22/01/2026

Australian Open po përjeton një situatë alarmante, ku për shumë tenistë kundërshtari kryesor nuk është më rivali përballë, por një virus misterioz gastrointestinal që po qarkullon në turne. Dhimbjet e forta të barkut, të përzierat dhe dobësia fizike janë kthyer në makth për sportistët, në një edicion të ndikuar rëndë edhe nga kushtet ekstreme klimatike, me temperatura që kanë luhatur nga 42 në 18 gradë Celsius.

Pamjet shqetësuese nuk kanë munguar. Në disa raste, edhe mbledhësit e topave janë ndier keq dhe kanë rënë të fikët në fushë, ndërsa tabela e turneut po “përgjysmohet” nga tërheqjet e papritura. Imazhi simbol i kësaj situate është ai i Luciano Darderit, i cili pas ‘match point’-it ndaj Garin, në vend që të festonte, shtrëngoi me nxitim dorën e kundërshtarit dhe u largua me vrap.

“Duhet të shkoj në tualet”, u shpreh ai, duke reflektuar gjendjen alarmante që po përjetojnë shumë lojtarë.

Akoma më keq shkoi për Flavio Cobolli, i cili u detyrua të tërhiqej nga ndeshja pasi u ndje papritur keq.

Edhe francezi Hugo Gaston ngriti flamurin e bardhë kundër Jannik Sinner pas dy setesh, për shkak të spazmave, ndërsa belgu Collignon u dorëzua për probleme fizike.

Një situatë e ngjashme ishte përjetuar edhe vitin e kaluar nga Jannik Sinner.

“Ka shumë tension, vapë ekstreme dhe djersisim shumë. Nëse nuk pihet sasia e duhur e ujit, rreziku është i madh”, ka shpjeguar italiani.

Organizatorët dhe stafet mjekësore kërkojnë kujdes maksimal, pasi ky virus rrezikon të shndërrojë turneun në një betejë mbijetese, më shumë sesa një spektakël tenisi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco