Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Video skandaloze në Champions/ Spalletti godet me shuplakë Opendën, pamjet bëhen virale

Video skandaloze në Champions/ Spalletti godet me shuplakë Opendën, pamjet bëhen virale

09:02, 22/01/2026

Një episod i pazakontë dhe tejet i diskutueshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes së Champions League mes Juventusit dhe Benfikës, e cila ka përfunduar me fitoren 2–0 të bardhezinjve. Protagonist këtë herë nuk ishte një gol apo një vendim arbitri, por trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti.

Tekniku italian është kapur nga kamerat teksa, në një moment tensioni, i jep një shuplakë të lehtë sulmuesit belg Lois Openda, futbollist që ndodhet nën urdhrat e tij.

Pamjet janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe akuza për sjellje joetike nga ana e trajnerit.

Në videon që po qarkullon masivisht, dëgjohet qartë Spalletti duke i thënë Opendës: “You need to wake up!”, që në shqip përkthehet “Duhet të zgjohesh”.

Gjestikulacioni dhe kontakti fizik kanë bërë që momenti të etiketohet si “dhunë” nga shumë tifozë dhe komentues online.

Megjithatë, nga pamjet duket se vetë Openda e ka marrë situatën me sportivitet dhe humor, pa reaguar ashpër ndaj trajnerit.

Deri tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Juventusi apo UEFA lidhur me këtë incident.

Për fat të mirë për bardhezinjtë, episodi nuk ndikoi në rezultatin final, pasi Juventusi arriti një fitore të rëndësishme 2–0 ndaj Benfikës.

Sidoqoftë, sjellja e Spallettit pritet të mbetet në qendër të debatit, pasi në një skenë si Champions League, çdo veprim i tillë mund të ketë pasoja serioze disiplinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco