Polemika në familjen Beckham, David u përgjigjet akuzave të djalit Brooklyn

Polemika në familjen Beckham, David u përgjigjet akuzave të djalit Brooklyn

19:22, 21/01/2026

Pas postimit të gjatë në rrjetet sociale ku Brooklyn Beckham sulmoi prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, për ndërhyrje në martesën e tij me Nicola Peltz, ish-lojtari i njohur anglez ka dhënë një reagim publik.

Gjatë një interviste në programin financiar Squawk Box në CNBC, Beckham tha:

“Fëmijët e mi kanë bërë gabime, por fëmijëve u lejohet të gabojnë dhe kështu mësojnë. Ndonjëherë duhet t’ua lejosh të bëjnë gabimet e tyre,” duke tentuar të mbyllë kapitullin e debatit mediatik të javës.

Ngjarja filloi kur Brooklyn, 26 vjeç dhe i martuar prej 3 vitesh, akuzoi prindërit se po përpiqeshin të “shkatërronin” martesën e tij me aktoren amerikane, Nicola Peltz, vajza e miliarderit Nelson Peltz dhe e ish-modeles Claudia Heffner. Postimi i tij kishte mbledhur vëmendjen e 16 milionë ndjekësve në rrjetet sociale.

Brooklyn ishte shprehur se nuk dëshiron të pajtohet me familjen, duke përmendur sjellje “të ulëta”, si anulimi në momentin e fundit i përgatitjes së rrobave për nusen e tij, pavarësisht entuziazmit të saj, si dhe mungesa e ftesës për festën e 50-vjetorit të David Beckham. Ai shtoi: “Unë nuk dua të kontrollohem, po mbroj veten për herë të parë në jetën time.”

David Beckham duket se ka zgjedhur një qasje më të matur, duke theksuar rëndësinë e mësimit nga gabimet e fëmijëve dhe duke shmangur konfrontime të mëtejshme publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco