Nga fishkëllima në ovacione: Vinicius hyn në historinë e Champions League

Nga fishkëllima në ovacione: Vinicius hyn në historinë e Champions League

13:51, 21/01/2026

Real Madridi dhuroi një mbrëmje spektakolare në “Santiago Bernabéu”, duke shkatërruar Monacon me rezultatin bindës 6–1, por vëmendja kryesore e kësaj sfide shkoi pa diskutim te Vinicius Junior.

Ylli brazilian ishte protagonisti absolut i takimit, me një paraqitje që konfirmoi edhe një herë peshën e tij vendimtare në skenën më të madhe evropiane.

Vinicius realizoi një gol dhe dhuroi dy asistime, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës dhe në rezultatin përfundimtar.

Një performancë që merr edhe më shumë vlerë nëse merret parasysh fakti se, në minutat e para, ai u vërshëllye nga një pjesë e tifozëve.

Megjithatë, braziliani reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme: me futboll, duke i kthyer fishkëllimat në duartrokitje dhe ovacione.

Përveç kontributit vendimtar në fitoren e thellë, 23-vjeçari arriti edhe një objektiv historik personal.

Me dy asistimet ndaj Monacos, Vinicius Junior shkoi në kuotën e 30 asistimeve në Ligën e Kampionëve, duke u ngjitur në vendin e tetë në renditjen e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kompeticion prestigjioz.

Në këtë listë elitare kryesojnë emra legjendarë si Cristiano Ronaldo, Ángel Di María dhe Lionel Messi, ndërsa Vinicius tashmë renditet krah figurave si Xavi Hernández, Thomas Müller dhe Karim Benzema.

Një arritje që flet qartë për evolucionin dhe pjekurinë e tij në fanellën e Real Madridit.

Me moshën e re dhe ritmin aktual, Vinicius Junior ka gjithçka në favor për t’u ngjitur edhe më lart në vitet e ardhshme, duke u shndërruar jo vetëm në lider të Real Madridit, por edhe në një nga emrat historikë të Ligës së Kampionëve.

10 asistuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo – 42 asistime

Angel Di Maria – 41 asistime

Lionel Messi – 40 asistime

Neymar – 33 asistime

Kevin De Bruyne – 31 asistime

Ryan Giggs – 31 asistime

Xavi Hernandez – 30 asistime

Vinicius Junior – 30 asistime

Thomas Muller – 30 asistime

Karim Benzema – 29 asistime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco