VIDEO/ E mposht edhe Arsenali në ‘San Siro’, tri humbje radhazi për Interin në Champions

VIDEO/ E mposht edhe Arsenali në ‘San Siro’, tri humbje radhazi për Interin në Champions

21:14, 20/01/2026

Tjetër humbje për Interin në Champions League. Skuadra zikaltër dështoi të merrte pikë në shtëpi përallë Arsenalit (1-3) dhe tani rrezikon seriozisht të mbetet jashtë top-t në përfundim të fazës së kampionatit. Ndeshja në shtëpinë e Dortmundit do të jetë vendimtare. Arsenali mbetet ekipi i vetëm me pikë të plota. 

Arsenali dominon në minutat e para të ndeshjes së ‘San Siros’, kundër Interit, dhe e zhbllokon rezultatin pa u mbushur minuta 10-të. Pas disa pasimeve dehëse të ‘topçinjve’, Gabriel Jesus, në kohën dhe vendin e duhur, nuk i jep asnjë mundësi reagimi portierit Sommer, 0-1.

Inter – Arsenal 0-1

Zgjat pak epërsia e Arsenalit në ‘San Siro’. Pas një aksioni të bukur të ziklatërve dhe dy tentativave të dështurara nga Thuram dhe Barella, Susic godet me zgjuarsi thuasje në vijën e 16-metrave duke e dërguar topin aty ku nuk mund ta arrojë portieri, 1-1. 

Inter – Arsenal 1-1

Në minutën e 31-të, Gabriel Jesus tregohet më agresiv se mbrojtësit dhe përfiton nga një top i mbetur në zonë, duke e dërguar në rrjetë me kokë nga distanca e afërt. Rezultati shkon në 1-2, ndërsa Leandro Trossard regjistron asistin, 1-2.

Inter – Arsenal 1-2

Arsenali i jep goditjen përfundimtare Interit në minutën e 84-t me golin e Gyokeres.

Inter – Arsenal 1-3

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco