Flick, para sfidës Slavia-Barça: I ftohti në Pragë? Do të vrapojmë që të ngrohemi

Flick, para sfidës Slavia-Barça: I ftohti në Pragë? Do të vrapojmë që të ngrohemi

20:16, 20/01/2026

Para ndeshjes së ‘Eden Arena’-s kundër Slavia Pragës, trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, foli në konferencë për mediat për sfidat që presin skuadrën në Champions League. Flick nënvizoi presionin tipik të kompeticionit europian dhe nevojën për fokus maksimal kundër një ekipi që bën presion shumë mirë: “Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet e fundit të grupit”, deklaroi ai.

Për humbjen e fundit në kampionat, trajneri theksoi: “Jam i zhgënjyer nga rezultati, por jo nga loja. Duhet të jemi më konkretë para portës dhe çdo ndeshje na ndihmon të përmirësohemi”.

Flick foli edhe për kushtet klimatike të vështira në Pragë: “Do të udhëtojmë më herët për t’u përshtatur dhe do të stërvitemi pasdite këtu. Vrapimi do të na ndihmojë të ngrohemi”. Ai theksoi rëndësinë e përgatitjes fizike në kushte të ftohta për të ruajtur intensitetin dhe përqendrimin gjatë gjithë ndeshjes.

Gjithashtu, trajneri konfirmoi të ardhmen e portierit Marc-André Ter Stegen: “Marc na ka konfirmuar se do të shkojë te Girona. Është një portier i shkëlqyer, i urojmë çdo të mirë dhe ky transferim do t’i sigurojë vazhdimësi përpara Botërorit”. Ky huazim ka për qëllim të sigurojë minuta të rregullta për Ter Stegen, të nevojshme për të ruajtur formën për përfaqësuesen e Gjermanisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco