Shënoi tre gola me Mallorcën, Vedat Muriqi përzgjidhet në ekipin ideal të javës në Spanjë

Shënoi tre gola me Mallorcën, Vedat Muriqi përzgjidhet në ekipin ideal të javës në Spanjë

15:23, 20/01/2026

Vedat Muriqi ishte protagonist i Mallorcas në fundjavën që shkoi.

Ylli kosovar i realizoi tre gola në fitoren e ekipit ishullor ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të La Ligas.

Për këtë, prizrenasi është përfshirë në formacionin ideal të javës në kampionatin spanjoll.

Muriqi, i cili ka arritur në kuotën e 14 golave në La Liga këtë sezon, e mori notën 8,8, e cila njëherësh ishte njëra prej më të lartave e këtij ekipi.

Në sulm, shtatlarti nga Kosova e gjen veten i shoqëruar Ante Budimir në sulm, kurse në këtë formacion ideal gjendet edhe Lamine Yamal, që e kishte notën më të lartë, përkundër humbjes së Barcelonës.

Më poshtë mund ta shihni formacionin e javës në La Ligan spanjolle.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco