Drejtori i futbollit i Red Bull, Jurgen Klopp, ka folur për shkarkimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi, si dhe për thashethemet që e lidhin atë me klubin.
Duke folur për agjencinë franceze AFP, ish-trajneri i Mainz, Dortmund dhe Liverpool pranoi se e priti lajmin për Alonson me ndjenja të përziera.
Klopp gjithashtu i dërgoi një mesazh bordit të klubit madrilen në lidhje me planifikimin sportiv.
"Do të rekomandoja që kur të shkarkojnë trajnerin, të kenë një ide se kush do të jetë pasardhësi i tij", ka thënë fillimisht Klopp.
Jurgen Klopp ndryshon qasje pas interesimit të Real Madridit: Nuk përjashtoj asgjë. Nëse mendojnë se mund ta sjellin Pepin, do të thoja se shanset nuk janë veçanërisht të mëdha”.
Ai në fund mohoi çdo interes për të marrë drejtimin e Real Madridit.
"Jam në një fazë të jetës sime ku jam plotësisht i lumtur me situatën time. Nuk dua të jem askund tjetër", tha ai, duke minimizuar raportimet e medias.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: