Arteta vlerëson Interin e trajnerit Chivu: Ka mentalitet të madh, është i ngjashëm me ekipin e Inzaghi-t

Arteta vlerëson Interin e trajnerit Chivu: Ka mentalitet të madh, është i ngjashëm me ekipin e Inzaghi-t

21:37, 19/01/2026

Në prag të përballjes së madhe mes Interit dhe Arsenalit në UEFA Champions League, trajneri i londinezëve, Mikel Arteta, ka folur me superlativa për kundërshtarin dhe në veçanti për trajnerin rumun, Cristian Chivu. Tekniku spanjoll theksoi se Interi i tanishëm ruan shumë ngjashmëri me skuadrën e drejtuar më parë nga Simone Inzaghi, por me një identitet të fortë të shtuar nga Chivu.

“Janë shumë të ngjashëm me versionin e Inzaghi-t, por Chivu ka sjellë një mentalitet të madh. Ata duan të dominojnë çdo ndeshje”, u shpreh Arteta, duke nënvizuar ambicien dhe qasjen agresive të zikaltërve në fushë.

Trajneri i Arsenalit u rikthye edhe te përballja e sezonit të kaluar mes dy ekipeve, duke kujtuar se skuadra e tij kishte zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, por ishte ndëshkuar nga një episod i vetëm. “Kemi një ide të qartë se si duhet ta interpretojmë këtë ndeshje”, shtoi ai.

I pyetur për atë që e ka impresionuar më shumë tek Interi i Chivu, Arteta theksoi rëndësinë e identitetit të trajnerëve dhe kontributin e disa lojtarëve kyç. “Të gjithë trajnerët duan t’i japin ekipit të tyre identitet. Ka lojtarë që i shtojnë shumë kësaj skuadre”, deklaroi ai.

Sa i përket lodhjes nga ndeshjet jashtë fushe, Arteta u shpreh se përshtatja është pjesë e bukurisë së futbollit modern. Në fund, ai theksoi se tek Arsenali çdo ndeshje shihet si më e rëndësishmja, për shkak të pritshmërive të mëdha që shoqërojnë klubin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco