Kriza te Tottenhami, Dortmundi ka në dorë të ardhmen e trajnerit Frank

Kriza te Tottenhami, Dortmundi ka në dorë të ardhmen e trajnerit Frank

21:23, 19/01/2026

Situata te Tottenham Hotspur po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. “Spurs”-at po kalojnë një periudhë të errët në Premier League, ku aktualisht renditen vetëm në vendin e 14-të, shumë larg pritshmërive të klubit dhe objektivave të sezonit. Humbja e fundit në shtëpi ndaj West Hamit ka qenë pika që ka shtuar edhe më shumë presionin mbi trajnerin Thomas Frank.

Tifozët londinezë janë tashmë në protesta të vazhdueshme kundër drejtuesve të klubit dhe kërkojnë hapur largimin e teknikut danez. Pakënaqësia nuk është vetëm nga tribunat, por edhe nga vetë pronarët e klubit, të cilët po e vlerësojnë me kujdes situatën dhe të ardhmen e stolit teknik.

Në këtë kontekst, ndeshja e radhës në UEFA Champions League kundër Borussia Dortmundit pritet të jetë vendimtare për fatin e Frank. Një rezultat negativ mund të përshpejtojë vendimin për shkarkimin e tij, ndërsa një fitore mund t’i japë edhe pak kohë për të rikuperuar besimin e humbur.

Aktualisht, Tottenhami renditet në vendin e 11-të në fazën e ligës së Champions League, një pozicion që nuk garanton qetësi dhe as siguri për vazhdimësinë. Për Frank dhe Tottenhamin, sfida ndaj Dortmundit nuk është thjesht një ndeshje europiane, por një provë e madhe për mbijetesë në krye të pankinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco