Çudit Luis Enrique: Të jemi në top-8? Nuk jam i sigurt që është më e mira

Çudit Luis Enrique: Të jemi në top-8? Nuk jam i sigurt që është më e mira

21:17, 19/01/2026

Në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Sportingut në Champions League, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka dhënë një deklaratë që ka surprizuar të gjithë. Parisienët kanë mundësinë për të kaluar direkt në fazën e 1/8-ave, duke shmangur playoff-et, një përparim i dukshëm krahasuar me sezonin e kaluar.

Megjithatë, në konferencën për shtyp, Enrique u shpreh se kjo nuk është domosdoshmërisht avantazh:

“Është e rëndësishme për besimin e skuadrës të fitojmë nesër dhe të marrim tri pikët. Nëse përfundojmë në top-8, nuk do të luajmë playoff-et dhe nuk do të kemi katër ndeshjet e Kupës së Francës që i kishim planifikuar. Qëllimi ynë është të fitojmë dhe të kualifikohemi, por nuk jam i sigurt që kjo është gjëja më e mirë. Është kontradiktore,” tha spanjolli.

Luis Enrique theksoi gjithashtu rëndësinë e përqendrimit në ndeshjen e nesërme dhe besimin te skuadra, duke treguar se përparësia është performanca në fushë dhe jo vetëm strategjia për kalimin direkt të grupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco