Klopp nuk e mbyll derën për Real Madridin: Tani për tani jo, por…

Klopp nuk e mbyll derën për Real Madridin: Tani për tani jo, por…

17:55, 19/01/2026

Jurgen Klopp, i cili nuk drejton një skuadër që nga vera  e vitit 2024, kur u largua nga Liverpooli, është përmendur së fundmi si një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Real Madridit pas shkarkimit të Xabi Alonsos. Megjithatë, Arbeloa u zgjodh për të marrë drejtimin e “los blancos” menjëherë pas largimit të spanjollit.

Në një intervistë për AFP, aktualisht drejtuesi i futbollit i grupit Red Bull, Klopp, komentoi lajmet rreth interesit të Real Madridit. Ai pranoi se ishte i befasuar nga shkarkimi i Alonsos, por shtoi: “Fjala ‘Si mundet?’ më shkoi menjëherë në mendje. Real Madrid është kështu kur nuk është në krye të tabelës.”

Gjithashtu, Klopp dha një këshillë indirekte për drejtuesit madrilenë: “Kur shkarkon një trajner, është mirë të kesh një ide për pasardhësin dhe të jetë realiste. Nëse mendojnë se mund të marrin Pep Guardiolën, mundësitë nuk janë të mëdha,” duke mohuar çdo interes aktual për të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

Ai gjithashtu theksoi se është i kënaqur me situatën e tij aktuale: “Jam në një pikë të jetës sime që jam plotësisht i kënaqur me pozicionin tim. Nuk dua të jem diku tjetër. Nuk shqetësohem kur dëgjoj se Real Madrid mund të jetë i interesuar. Janë vetëm spekulime.”

Megjithëse tani për tani thotë jo, Klopp la hapësirë për të ardhmen: “Tani për tani do të thosha jo, por kurrë nuk mund të thuash kurrë. Nuk besoj se do të ndryshoj mendim, por nuk e di.” Një deklaratë që mban të hapur derën për mundësi të papritura në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco