Superiore/ Tirana ndalet në Vorë, shtylla dhe traversa i mohojnë fitoren

Superiore/ Tirana ndalet në Vorë, shtylla dhe traversa i mohojnë fitoren

15:47, 19/01/2026

Vora dhe Tirana kanë ndarë pikët në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

Ndeshja në Vorë u mbyll me rezultatin 1-1 ku spektakli ishte rezervuar për në pjesën e dytë.

Tirana gjeti fillimisht avantazhin me Ndong në minutën e 50-të. Barazimi erdhi pas disa ndërrimeve nga Vora.

Adeloje që u fut nga stoli vendosi baraspeshën në minutën e 80-të.

Bardheblutë e drejtuar nga Nuhiju ishin pafat. Kjo pasi në dy minuta pak para fundit të kohës së rregullt, u ndal nga shtylla dhe traversa.

Tirana tashmë është 4 pikë larg zonës “play out”.

Në anën tjetër, Vora dhe Partizani që ndodhen jashtë zonës së ftohtë janë 9 pikë para bardhebluve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco