Berat Gjimshiti lë pas dëmtimin, stërvitet me grupit tek Atalanta

Berat Gjimshiti lë pas dëmtimin, stërvitet me grupit tek Atalanta

14:14, 19/01/2026

Berat Gjimshiti ka lënë pas dëmtimin tek Atalanta. Lajmet e mira vijnë nga Seria A ku Gjimshiti u largua i dëmtuar, më 10 janar, ndërsa po sfidonte Torinon.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare po stërvitet tashmë me pjesën tjetër të grupit.

Nuk përjashtohet mundësia që ta nisë nga minuta e parë, pikërisht në ndeshjen e radhës së Atalantës me Atletik Bilbaon që luhet të mërkurën.

Për Kombëtaren janë po ashtu sinjale mjaft pozitive. Kjo pasi edhe Ardian Ismajli u rikthye te Torino.

Problemet me dëmtimet po shfaqeshin shqetësuese në fillimin e muajit. Fatmirësisht, asgjë nuk rezultoi serioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco