Australian Open/ Debutim me fitore për Alcaraz e Zverev, eliminohet menjëherë Venus Williams

Australian Open/ Debutim me fitore për Alcaraz e Zverev, eliminohet menjëherë Venus Williams

08:57, 19/01/2026

Turi i parë i Australian Open nuk paraqiti vështirësi për Carlos Alcaraz, numri 1 në botë.

Ai administroi energjitë në mënyrën më të mirë në ndeshjen me australianin Walton, i cili e impenjoi më shumë në setin e dytë. Spanjolli fitoi me rezultatin 6-3, 7-6 dhe 6-2 dhe do të sfidojë Hanfmann më tej. Ndeshja zgjati 2 orë e 5 minuta.

Është kualifikuar edhe Zverev (3), i cili humbi setin e parë 6-7 dhe pastaj përmbysi gjithçka ndaj Diallo.

Tenisti gjerman fitoi 3 setet e tjera 6-1, 6-4 dhe 6-2. Në turin tjetër do të përballet me Popyrin ose Muller.

Debutim pozitiv edhe për Bublik, që mundi 3-0 Brooksby.

Kanë kaluar më tej edhe Tiafoe (29) dhe Norrie (26), Moutet (32) dhe Cerundolo.

Te femrat sytë e të gjithëve ishin te Aryna Sabalenka, e cila nuk gaboi ndaj francezes Rakotomanga Rajaonah, duke fituar 6-4, 6-1.

Tenistja bjelloruse do të ketë përballë në turin tjetër kinezen Zhuoxuan Bai, që eliminoi Pavlyuchenkovan (6-4, 2-6, 7-6).

Numri 12, Svitolina, eliminoi spanjollen Buksa.

Eliminim surprizë ishte ai i Aleksandrovas (11) nga tenistja turke Zeynep Sonmez.

Është eliminuar edhe Yastremska (26), kurse Kostyuk (20) kishte nevojë për super-tiebreak që të kalonte francezen Jacquemot.

Është shuar menjëherë ëndrra e 45-vjeçares Venus Williams. Pasi fitoi setin e parë kundër Danilovic, ajo u mund 6-3, 6-4. Paraqitje e mirë edhe për Raducanu (28), ashtu si dhe për kokat e serive, Putintseva, Sakkari dhe Potapova. Është tërhequr për një problem në shpatull Vondrousova.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco