VIDEO/ Senegali braktis fushën për penalltinë e Marokut, rikthehet dhe feston, Brahim Diaz shpërthen në lot oi

VIDEO/ Senegali braktis fushën për penalltinë e Marokut, rikthehet dhe feston, Brahim Diaz shpërthen në lot

22:35, 18/01/2026

Një finale dramatike dhe surrealiste ka shoqëruar sfidën mes Marokut dhe Senegalit në Kupën e Afrikës, të zhvilluar në Rabat, duke ofruar skena që do të mbahen mend gjatë. Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të kohës shtesë, në një ndeshje të mbyllur në shifrat 0–0 në kohën e rregullt.

Në minutën e 98-të, arbitri kongolez Jean Jacques Ndala Ngambo akordoi një penallti për Marokun, vendim që shkaktoi reagime të forta dhe protesta të ashpra nga lojtarët e Senegalit. Trajneri Pape Thiaw, i revoltuar nga vendimi, u dha sinjal lojtarëve të tij të largoheshin nga fusha në shenjë proteste. I vetmi që mbeti në terrenin e lojës ishte Sadio Mané, i cili u përpoq me këmbëngulje t’i bindte shokët e skuadrës të riktheheshin.

Pas disa minutash tensioni dhe pasigurie, Senegali u rikthye në fushë, duke lejuar ekzekutimin e penalltisë. Topin e mori Brahim Diaz, ish-lojtari i Milanit, por tentativa e tij me “cucchiaio” u ndal nga portieri senegalez, duke shkaktuar shpërthim emocionesh në kampin afrikan dhe dëshpërim të madh te lojtari maroken, i cili nuk i mbajti dot lotët.

Pas penalltisë së humbur, ndeshja shkoi në shtesë, ndërsa momentumi psikologjik kaloi i gjithi nga ana e Senegalit. Nga një protestë e ashpër dhe një largim i përkohshëm nga fusha, Senegali gjeti forcën për t’u bashkuar, për të rezistuar dhe për të festuar një episod që mund të kishte ndryshuar fatin e finales.

Një mbrëmje e çmendur futbolli afrikan, ku emocionet, polemikat dhe drama u ndërthurën deri në sekondën e fundit.

Penalltia e humbur nga Diaz

Sapo nisi shtesa, Senegali kaloi në epërsi falë një goli spektakolar të Gweye, 1-0.

Goli i Gweye

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco