E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Torinos. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, në pronësi të Interit, mund të jetë një nga emrat që do të ndryshojë skuadër gjatë këtij merkatoje dimërore, teksa në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Paris FC.
Skuadra pariziene, e sapongjitur në Ligue 1 dhe aktualisht në vendin e 15-të të renditjes, po lufton fort për mbijetesën. Rezultatet e paqëndrueshme të javëve të fundit kanë nxjerrë në pah probleme të qarta strukturore, sidomos në mesfushë dhe në vazhdimësinë ofensive. Për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur të lëvizin shpejt në merkato.
Paris FC ka zyrtarizuar tashmë afrimet e Lucas Koleosho-s dhe Marshall Munetsi-t, dy lojtarë që pritet të sjellin ndikim të menjëhershëm. Megjithatë, stafi i drejtuar nga Stéphane Gilli vlerëson se ekipi ka ende nevojë për më shumë cilësi dhe ekuilibër në mesin e fushës, ku Asllani shihet si profili ideal.
Mesfushori shqiptar po kalon njĂ« periudhĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pas huazimit te Torino, njĂ« eksperiencĂ« qĂ« nuk i ka pĂ«rmbushur pritshmĂ«ritĂ«. Klubi âgranataâ Ă«shtĂ« i gatshĂ«m ta ndĂ«rpresĂ« para kohe marrĂ«veshjen, duke e kthyer lojtarin nĂ« Milano. Asllani ka kontratĂ« me Interin deri nĂ« vitin 2028, por zikaltrit nuk e pĂ«rjashtojnĂ« njĂ« largim tĂ« pĂ«rhershĂ«m qĂ« nĂ« janar, ose njĂ« huazim me tĂ« drejtĂ« blerjeje.
Sipas âFoot Mercatoâ, Paris FC po monitoron nga afĂ«r situatĂ«n, edhe pse konkurrenca Ă«shtĂ« e fortĂ«. NĂ« Itali interesim kanĂ« shfaqur Genoa, Bologna dhe Cagliari, ndĂ«rsa sondazhe ka pasur edhe nga Gjermania dhe Turqia.
Për parizienët, Asllani mund të jetë çelësi për të sjellë qetësi, organizim dhe cilësi në lojë, në një sezon ku objektivi i vetëm është mbijetesa. Dhe këtë herë, gabimet në merkato nuk lejohen.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: