Gola dhe spektakël në Rrogozhinë, Egnatia dhe Elbasani ndajnë pikët mes tensionit

Gola dhe spektakël në Rrogozhinë, Egnatia dhe Elbasani ndajnë pikët mes tensionit

19:11, 18/01/2026

Një përballje e tensionuar dhe dramatike u zhvillua në stadiumin e Rrogozhinës, ku Egnatia arriti të shmangte humbjen ndaj Elbasanit, duke siguruar një barazim 2-2 dhe duke mos lejuar shkëputjen e mëtejshme të verdhebluve në krye të renditjes.

Elbasani kaloi i pari në avantazh në minutën 35-të me Lajthinë, i cili realizoi një gol të bukur. Anësori sinjalizo për pozicion jashtë loje, por me ndërhyrjen e VAR-it u korrigjua gabimi, 0-1.

Për befasinë e vendësve, në minutën e 50-të i njëjti autor, Lajthia, shfrytëzoi një pasim të thellë dhe mposhti portierin Dajsinani në një kundërsulm të shpejtë.

Vendasit reaguan me forcë dhe tensioni u rrit kur në minutat 60-74 pati disa situata të diskutueshme në zonën e Elbasanit, ku Egnatia kërkoi penallti për prekje topi me dorë nga kundërshtarët.

Në minutën e 63-të, pas ndërhyrjes së VAR-it, Fernando shënoi nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin. Përpjekjet e vendësve nuk u ndalën dhe në minutën e 76-të, përsëri Fernando nuk gaboi nga penalltia, duke siguruar barazimin dramatik 2-2.

Gjatë ndeshjes pati gjithashtu tension mes lojtarëve dhe stafit, ku Aleksi dhe Musta u ndëshkuan me karton të verdhë, ndërsa dy ndihmës të Elbasanit morën kartonë të kuq. Përfundimisht 2- 2 në një ndeshje të tensionuar që prodhoi gjithçka por jo një fitues. Elbasani largohet me keqardhje nga Rrogozhina për faktin që nuk ruajti dot epërsinë e dyfishtë, ndërsa vendësit, edhe pse tentuan deri në fund përmbysjen e madhe, mbetën të kënaqur që shmangën humbjen përpara publikut të tyre.

Me këtë barazim, Elbasani mbetet në krye, por Egnatia tregon se si kampioni në fuqi ka forcën për të reaguar në momente kyçe dhe për të luftuar deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco