Lajm i keq për Muçin pas supergolit, do të mungojë në ndeshjen e ardhshme

Lajm i keq për Muçin pas supergolit, do të mungojë në ndeshjen e ardhshme

18:16, 18/01/2026

Fansat e Trabzonsporit do të ndihen të zhgënjyer! Ernest Muçi, u cili solli fitoren në minutat e fundit ndaj Kocaelispor me një gol spektakolar, nuk do të mund të luajë në sfidën e ardhshme për shkak të pezullimit.

Në javën e 18-të të Superligës turke, Trabzonspori triumfoi 2-1 në transfertë ndaj Kocaelispor, duke vazhduar ndjekjen e kryesuesve të renditjes. Gol i fitores erdhi pikërisht nga Muçi në minutën 90+1’. Sulmuesi shqiptar mori një pasim të saktë nga Zubkov dhe me një goditje të fuqishme e çoi topin në rrjetë, duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij.

Megjithatë, për fat të keq për tifozët, Muçi ishte në situatë pezullimi pas kartonit të verdhë të marrë në minutën e 77-të. Kjo do të thotë se ‘ylli’ i skuadrës nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Kasimpasës.

Për 24-vjeçarin, ky është një moment i jashtëzakonshëm sezoni: në gjashtë ndeshjet e fundit, ai ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 2 asistime, duke treguar formë fantastike dhe duke konfirmuar veten si një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Trabzonspori tani do të duhet të kërkojë alternativa për të zëvendësuar sulmuesin e shpejtë dhe efektiv në sfidën e ardhshme, ndërsa Muçi do të rikthehet pas pezullimit për të vijuar serinë e tij të jashtëzakonshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco