Dëmtohet Rrahmani, shqetësim për Napolin dhe Kosovën

Dëmtohet Rrahmani, shqetësim për Napolin dhe Kosovën

20:10, 17/01/2026

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pësoi një lëndim gjatë përballjes me Sassuolon, duke shqetësuar tifozët dhe trajnerin Antonio Conte.

Rrahmani ishte i padiskutueshëm në formacionin bazë dhe po zhvillonte një ndeshje të fortë dhe të qëndrueshme, duke dhënë siguri në mbrojtje.

Megjithatë, pas minutës së 67-të, ai u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi muskulor, duke kapur me dorë pjesën e pasme të këmbës.

Aktualisht nuk dihet saktësisht shkalla e lëndimit, por brenda pak orëve Rrahmani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar kohën e rikthimit në fushë.

Ky është një lajm shqetësues për Conte, pasi Rrahmani konsiderohet një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes dhe mungesa e tij mund të ndikojë rëndë në ekuilibrin difensiv të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco