United triumfon me rezultat të pastër ndaj Cityt në derbin e Manchesterit

United triumfon me rezultat të pastër ndaj Cityt në derbin e Manchesterit

16:07, 17/01/2026

Manchester United ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 ndaj Manchester City, në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 22-të të Premier League.

Nën drejtimin e përkohshëm të Michael Carrick, “Djajtë e Kuq” kanë vijuar me rezultate pozitive pas largimit të Ruben Amorim, duke zhvilluar një paraqitje dominuese ndaj rivalit lokal.

Pjesa e parë u karakterizua nga lojë më e mirë e vendasve, të cilët krijuan disa raste të pastra shënimi.

Manchester United arriti të shënonte dy herë, por golat e Amad Diallo në minutën e 34-t dhe Bruno Fernandes në minutën e 41-t u anuluan për pozicion jashtë loje. Si rrjedhojë, ekipet shkuan në pushim me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë, United vazhdoi të dominojë dhe u tregua më konkret në fazën sulmuese.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 65-të, kur Bryan Mbeumo realizoi për 1-0.

Në minutën e 76-të, Patrick Dorgu dyfishoi avantazhin, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Manchester United shënoi edhe në minutën e 90+2 me Mason Mount, por edhe ky gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Manchester United ngjitet në vendin e katërt të renditjes me 35 pikë, ndërsa Manchester City mbetet në vendin e dytë me 43 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Manchester City do të përballet me Wolverhampton, ndërsa Manchester United do të udhëtojë për sfidën ndaj Arsenal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco