Como surprizon në shtëpi duke kaluar në avantazh 1-0 në minutën e 10-të të sfidës së vlefshme për javën e 16-të të Serie A.
Skuadra vendëse zhbllokoi rezultatin shumë shpejt, duke vënë në vështirësi kuqezinjtë.
Goli u shënua nga Maximo Oliver Kempf, i cili shfrytëzoi një krozim të saktë të Baturinës dhe me një goditje kokë e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur atmosferën në tribunat e stadiumit.
https://streamin.link/v/36fa2f42
Megjithatë, Milani reagoi në fund të pjesës së parë, duke barazuar rezultatin në minutën e 46-të me anë të sulmuesit Nkunku.
Ai realizoi nga pika e bardhë me një goditje të fortë, duke i dhënë skuadrës së tij shpresë për pjesën e dytë.
đšđźđč | GOAL: CHRISTOPHER NKUNKU HAS EQUALIZED FOR MILĂN WITH A PENALTY!
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) January 15, 2026
Como 1-1 Milan.
pic.twitter.com/202y7XorPN
Â
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: