Festë në Vorë, Partizani ndëshkohet në minutën e fundit

Festë në Vorë, Partizani ndëshkohet në minutën e fundit

15:27, 15/01/2026

Një humbje e papritur dhe e dhimbshme për Partizanin, i cili u mposht 1-0 nga Vora në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e ri të Vorës.

Takimi nisi me ritëm të lartë dhe me pretendime nga ana e vendasve. Që në minutën e 3-të, Vora kërkoi penallti pas rrëzimit të Kasallës në zonë, por gjyqtari Doda vlerësoi se gjithçka ishte e rregullt. Në minutën e 16-të Vora ishte pranë golit, por Qirko priti gjuajtjen e Dalipit, duke shmangur rrezikun.

Momenti kyç i pjesës së parë erdhi në minutën e 45-të, kur Isgandarli fitoi penallti pas një gabimi të Bardhit në zonë. Megjithatë, në 45+1’, Toma gaboi nga pika e bardhë, duke lënë të shtangur të kuqtë dhe duke humbur një mundësi ideale për të kaluar në avantazh.

Edhe pjesa e dytë pa një Partizan këmbëngulës. Në minutën e 66-të, Isgandarli nuk shërbeu si duhet për Kontreras në një rast të artë, ndërsa në minutën e 71-të Hjumen bëri gjithçka mirë deri te goditja finale, por Harizaj i mohoi golin Partizanit me një pritje vendimtare.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, në minutën e 90-të erdhi goditja fatale. Daka shënoi për Vorën, fillimisht me flamur të ngritur për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit me VAR, goli u konfirmua i rregullt, duke tronditur Partizanin.

 

Me këtë fitore, Vora ngjitet në kuotën e 22 pikëve, vetëm një më pak se Partizani, duke e bërë edhe më interesante garën në renditje dhe duke dëshmuar se surprizat në kampionat janë gjithmonë të mundshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco