Milani këmbëngul për talentin serb, Partizani kërkon 12 milionë euro

Milani këmbëngul për talentin serb, Partizani kërkon 12 milionë euro

13:00, 15/01/2026

Milani nuk ka hequr dorë nga pista Andrej Kostiç dhe po përgatit kontakte të reja me Partizan Beogradin për të zhbllokuar negociatat. Sipas raportimeve të mediave italiane, ditët e fundit ka pasur një bisedë të drejtpërdrejtë mes Zlatan Ibrahimovic-it dhe drejtorit sportiv të klubit serb, Predrag Mijatović, por pa arritur marrëveshje.

Kuqezinjtë kishin vënë në tavolinë një ofertë prej 4.5 milionë eurosh, e cila u konsiderua e pamjaftueshme nga Partizani. Arsyeja lidhet me klauzolën e largimit në kontratën e sulmuesit të ri, e cila arrin në 20 milionë euro, duke rritur automatikisht pritshmëritë financiare të klubit serb.

Qëndrimi i Partizanit mbetet i fortë: vlerësimi për Kostiçin sillet rreth 12 milionë euro, shifër që mund të rritet me bonuse dhe një përqindje nga shitja e ardhshme. Kjo kërkesë lidhet edhe me detyrime të mëparshme, pasi 20% e të ardhurave nga transferimi duhet t’i kalojnë Buducnost Podgoricës, ish-klub i talentit të lindur në vitin 2007.

Pavarësisht “jo”-së fillestare, Milani vazhdon ta konsiderojë Kostiç-in një investim strategjik për të ardhmen dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet. Në orët në vijim priten kontakte të reja mes palëve, me synimin për të afruar pozicionet dhe për të gjetur një formulë që kënaq të dy klubet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco