Toni Kroos dyshon te shanset e Barcelonës në Champions League: Nuk do të fitojnë tituj ndërkombëtarë

Toni Kroos dyshon te shanset e Barcelonës në Champions League: Nuk do të fitojnë tituj ndërkombëtarë

08:55, 15/01/2026

Toni Kroos ka rikonfirmuar bindjen e tij se Barcelona nuk do të ketë sukses në Champions League këtë sezon, pavarësisht fitores ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës të dielën e kaluar.

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe legjenda e futbollit gjerman e bëri këtë parashikim të guximshëm gjatë podcast-it “Einfach mal Luppen”, të cilin e drejton së bashku me vëllanë e tij, Felix. Pasi Felix përmendi entuziazmin e Barcelonës pas fitimit të Superkupës dhe sfidat që e presin në Europë, Kroos reagoi prerë: “Nuk do të fitojnë tituj ndërkombëtarë, të paktën kështu besoj unë”.

Kroos ka mbajtur prej kohësh këtë qëndrim. Ai e vlerëson ekipin e drejtuar nga Hansi Flick për stilin e lojës, duke e cilësuar si “një nga më tërheqësit në Europë… ndoshta më tërheqësin”, por thekson se pikërisht qasja shumë e rrezikshme i bën katalanasit të cenueshëm.

“Mendoj se në Barcelonë marrin shumë rreziqe. Në një ditë të keqe për Pedrin, Lamine Yamalin ose Raphinhan, çdo skuadër mund t’i godasë dhe t’i nxjerrë jashtë Champions League”, shtoi ai.

Sipas Kroosit, cilësia individuale e lojtarëve nuk mjafton gjithmonë në arenën europiane, ku gabimet ndëshkohen pa mëshirë. Për këtë arsye, ai mbetet skeptik për ambiciet e Barcelonës në kompeticionet ndërkombëtare, pavarësisht formës së mirë në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco