VIDEO/ Ernest Muçi nuk ndalet, dopjetë në fitoren e Trabzonsporit në Kupën e Turqisë

VIDEO/ Ernest Muçi nuk ndalet, dopjetë në fitoren e Trabzonsporit në Kupën e Turqisë

18:11, 14/01/2026

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit, duke qenë protagonist edhe në Kupën e Turqisë.

24-vjeçari shënoi dy gola në sfidën e zhvilluar në transfertë ndaj Istanbulsporit, duke ndihmuar skuadrën e tij të triumfojë me rezultatin e thellë 4-1.

Muçi realizoi fillimisht golin e barazimit të përkohshëm në pjesën e parë të takimit.

Në fraksionin e dytë ai gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e tretë për Trabzonsporin dhe duke vulosur paraqitjen e tij të shkëlqyer.

Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 66-të, mes duartrokitjeve.

Me këtë dopietë, Muçi shkon në 7 gola në kampionatin turk dhe 2 gola në Kupën e Turqisë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe momentin pozitiv që po kalon në karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco