Ernest Muçi po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij në Turqi, duke shënuar me një rregullsi mbresëlënëse.
Sulmuesi shqiptar la sërish gjurmë këtë herë në Kupën e Turqisë, me fanellën e Trabzonsporit.
Në ndeshjen e raundit të dytë të fazës me grupe, e zhvilluar në fushën e Istanbulspor, ishte pikërisht Muçi ai që zhbllokoi rezultatin.
Në minutën e 41-të, shqiptari tundi rrjetën me një diagonale të shkëlqyer, duke konfirmuar formën e tij të lartë.
Goli i bukur shkaktoi shpërthimin e entuziazmit në tribuna, ku tifozët e Trabzonsporit nisën brohoritjet “Muçi, Muçi!”, edhe pse ndeshja luhej në transfertë.
Një tjetër tregues i qartë se sulmuesi shqiptar është shndërruar shumë shpejt në një idhull për tifozërinë, pavarësisht se ka vetëm pak muaj që i është bashkuar skuadrës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: