Sensacion në tenis, një amator eliminon Jannik Sinner në turneun 1 milion dollarë

Sensacion në tenis, një amator eliminon Jannik Sinner në turneun 1 milion dollarë

16:56, 14/01/2026

Jannik Sinner u eliminua në mënyrë surprizuese në “Rod Laver Arena” të Melburnit, i mposhtur nga një tenist amator. Për fat të mirë për italianin, bëhej fjalë vetëm për një turne argëtues dhe jo zyrtar.

Numri një i botës u eliminua në raundin e 1/16-ve nga Jordan Smith, një amator nga Uellsi i Ri Jugor.

Sinner humbi shërbimin e tij, i dorëzoi pikën kundërshtarit dhe më pas shpërtheu në të qeshura, duke e marrë situatën me sportivitet.

Surprizat nuk munguan as për yjet e tjerë: Carlos Alcaraz u eliminua gjithashtu, pasi u mposht nga Maria Sakkari.

Turneu u zhvillua në prag të Australian Open dhe mbante emrin “Million Dollar 1 Point Slam”, ku morën pjesë lojtarë elitarë dhe amatorë.

Formati ishte i pazakontë: çdo ndeshje vendosej me vetëm një pikë – fituesi avanconte, ndërsa humbësi eliminohej menjëherë.

Sipas rregullores, amatorët kishin të drejtë në dy shërbime, ndërsa profesionistët vetëm në një.

Fondi i çmimeve ishte 1 milion dollarë australianë, ndërsa amatori më i mirë përfitoi edhe një makinë.

Në fund, Jordan Smith shkoi deri në finale, por aty u mposht nga Alec Reverente, i cili u shpall fitues i turneut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco