Messi ‘i palëkundur’ tek Inter Miami, refuzon ofertën marramendëse të Al-Ittihad

Messi ‘i palëkundur’ tek Inter Miami, refuzon ofertën marramendëse të Al-Ittihad

16:48, 14/01/2026

Emri i superyllit argjentinas Lionel Messi vijon të jetë një nga objektivat kryesorë të klubit saudit Al-Ittihad.

Interesimi u konfirmua së fundmi nga presidenti i klubit, Anmar Al Haili, i cili është i gatshëm t’i ofrojë Messit plot 400 milionë euro në vit për ta bindur të veshë fanellën e Al-Ittihad.

Një ofertë joshëse dhe njëkohësisht tregues i vendosmërisë së drejtuesve sauditë, të cilët e kanë bërë të qartë se aspekti financiar nuk përbën asnjë pengesë për ta.

Qëllimi kryesor i Al Hailit mbetet vetëm një: që “pleshti” argjentinas të bëhet pjesë e skuadrës së tij.

“Nëse Messi pranon të nënshkruajë me Al-Ittihad, do t’i ofroja një kontratë ku mund të fitojë çfarëdo shume që dëshiron, për aq kohë sa dëshiron, madje edhe për gjithë jetën”, është shprehur Al Haili.

Duke u kthyer pas në kohë, presidenti i Al-Ittihad ka zbuluar se klubi është përballur me një refuzim edhe tre vite më parë, kur kontrata e Messit me PSG-në përfundoi.

Sipas tij, arsyet e refuzimit ishin familjare dhe janë respektuar plotësisht.

“Po, e kam kontaktuar më parë. I ofrova 1.4 miliardë euro, por ai e refuzoi për hir të familjes së tij. Edhe pse e kisha bindur financiarisht, ai nuk hezitoi, sepse familja është më e rëndësishme se paratë. Unë e respektoj këtë dhe Al-Ittihad do ta mirëpresë gjithmonë”, deklaroi presidenti saudit.

Sa i përket së ardhmes së Messit, situata duket e qartë: legjenda argjentinase ka rinovuar kontratën me Inter Miamin, e cila është e vlefshme deri në vitin 2028.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco