ristjan Asllani pritet të ndryshojë sërish skuadër në këtë merkato dimërore. Mesfushori shqiptar nuk bën më pjesë në planet e Torinos dhe e ardhmja e tij duket larg klubit “granata”, pavarësisht se është transferuar vetëm gjatë verës në formë huazimi nga Interi. Sipas raportimeve të “Sky Sport”, Genoa është klubi që po ndjek nga afër situatën dhe po vlerëson konkretisht afrimin e tij.
Skuadra kuqeblu dëshiron t’i ofrojë trajnerit Daniele De Rossi një mesfushë më të fortë dhe më të ekuilibruar, me elementë që garantojnë qetësi në ndërtimin e lojës dhe eksperiencë në menaxhimin e momenteve të vështira. Në këtë kontekst, profili i Asllanit shihet si i përshtatshëm: një “regjisor” para mbrojtjes, i aftë në ndërprerje, me vizion në pasime dhe i mësuar të luajë nën presion.
Edhe pse ndonjëherë kritikohet për ritmin jo gjithmonë të lartë, shqiptari mbetet një futbollist me potencial dhe me përvojë të rëndësishme në Serie A. Vitet e kaluara tek Interi, si dhe roli i tij si titullar i kombëtares shqiptare, i japin atij një profil të besueshëm për një skuadër që synon stabilitet dhe rritje.
Në karrierën e tij, Asllani ka regjistruar 99 ndeshje dhe 4 gola me Interin, 27 paraqitje dhe 1 gol me Empolin, 16 ndeshje me Torinon dhe 38 ndeshje me Shqipërinë, ku ka realizuar 5 gola. Ai numëron gjithashtu paraqitje me ekipet U-21, U-18 dhe U-16. Në “palmares” ka fituar 1 titull të Serie A, 1 Kupë Italie, 2 Superkupa Italiane, 1 titull të Serie B dhe 1 kampionat “Primavera”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: