Zyrtare/ Ibrahimovic junior ndjek hapat e babait, djali i Zlatanit kalon nga Milani tek Ajaxi

Zyrtare/ Ibrahimovic junior ndjek hapat e babait, djali i Zlatanit kalon nga Milani tek Ajaxi

10:20, 14/01/2026

Maximilian Ibrahimovic po ndjek hapat e babait, por në mënyrë të kundërt. Milani njoftoi zyrtarisht se ka huazuar shërbimet sportive të futbollistit  Maximilian Zlatan Seger Ibrahimović, djali i legjendarit Zlatan, tek Ajaxi.

Negociatat u drejtuan nga vetë Zlatan Ibrahimovic, ish-sulmues dhe aktualisht drejtues i klubit kuqezi, i cili ka nisur karrierën e tij në nivele të larta pikërisht te Ajaxi, pas debutimeve me Malmoe-n. Babai i tij luajti për klubin holandez nga 2001 deri në 2004, përpara se të transferohej tek Juventusi, duke shënuar 48 gola në 110 paraqitje.

Në fund të komunikatës zyrtare, Milani i uron Maximilianit të gjitha sukseset e mundshme për pjesën tjetër të sezonit sportiv, duke shpresuar që huazimi tek Ajaxi t’i sjellë përvojë të vlefshme dhe zhvillim në karrierën e tij.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco