Teksa Milani pret tĂ« qartĂ«sojĂ« tĂ« ardhmen e Luka ModriÄ, klubi kuqezi po hedh sytĂ« edhe drejt merkatos sĂ« verĂ«s.
Një nga emrat që ka hyrë në radarët e drejtuesve është Leon Goretzka, mesfushori gjerman i Bayern Munich.
30-vjeçari, i cili mbush 31 vjeç në shkurt, është në skadencë kontrate me bavarezët dhe synon një aventurë të re.
Profili i tij vlerësohet nga Milani për përvojën e madhe ndërkombëtare, fleksibilitetin në mesfushë dhe faktin se mund të transferohet pa kosto kartoni.
NĂ« aspektin sportiv, Goretzka pĂ«rfaqĂ«son njĂ« opsion interesant pĂ«r mesfushĂ«n e Milanit tĂ« sezonit 2026â2027, pasi Ă«shtĂ« i aftĂ« tĂ« luajĂ« nĂ« disa role dhe garanton fizik e cilĂ«si.
Megjithatë, ekziston një pengesë e rëndësishme: paga. Aktualisht, Goretzka përfiton rreth 7 milionë euro neto në sezon, shifër shumë e lartë për parametrat financiarë të Milanit.
Pikërisht kjo kërkesë ekonomike është arsyeja kryesore e ndarjes së tij të pashmangshme me Bayern Munich, pasi klubi gjerman po ndjek një politikë të uljes së shpenzimeve dhe lojtari nuk ka pranuar reduktim page.
Përveç kësaj, në negociata do të përfshiheshin edhe komisione të konsiderueshme për agjentët.
NjĂ« tjetĂ«r faktor qĂ« mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« vendimin e Milanit lidhet me tĂ« ardhmen e ModriÄ.
Qëndrimi i kroatit mund ta shtyjë klubin drejt profileve të tjera, edhe pse Goretzka mund të aktivizohej si mesfushor i avancuar dhe të bashkëjetonte në një repart shumë cilësor, sidomos nëse do të shtohej edhe Adrien Rabiot.
Â
Â
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: