Mario Mitaj mes Premier League dhe La Ligës, Atletico Madrid dhe Sunderland në garë

Mario Mitaj mes Premier League dhe La Ligës, Atletico Madrid dhe Sunderland në garë

16:43, 13/01/2026

Mario Mitaj pritet të largohet nga Al Ittihad dhe Arabia Saudite.

E paqartë mbetet ende skuadra e ardhshme e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, por sipas zërave të merkatos, destinacioni i tij do të jetë një nga ligat më të mëdha të Europës.

Pas konfirmimit të drejtorit sportiv të klubit saudit, i cili pranoi se në tryezën e tij ndodhen oferta nga La Liga dhe Premier League, mediat spanjolle dhe angleze kanë zbuluar edhe emrat e skuadrave të interesuara për 22-vjeçarin.

Lajmi më i bujshëm vjen nga Spanja, ku përmendet interesimi i Atletico Madrid.

Sipas mediave iberike, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone e sheh Mario Mitajn si një mundësi të mirë merkatoje, sidomos për afatin e janarit.

Kalimi te klubi madrilen do të ishte një hap gjigant në karrierën e mbrojtësit kuqezi, por njëkohësisht mbart edhe rrezikun e konkurrencës së fortë dhe hapësirave të kufizuara në formacion.

Nga ana tjetër, mediat angleze raportojnë se oferta nga Premier League mban firmën e Sunderland, skuadër ku aktualisht mban shiritin e kapitenit Granit Xhaka.

Edhe pse nuk ka peshën e një emri si Atletico Madrid, Sunderland është një mundësi e artë për vazhdimësinë dhe rritjen profesionale të Mitajt.

Pas eksperiencave në Greqi, Rusi dhe së fundmi në Arabinë Saudite, Mario Mitaj duket gati për kapërcimin e madh në karrierën e tij, me Europën elitare që e pret.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco