Julian Ahmataj largohet nga drejtimi i U-19, i uron suksese Kombëtares për kualifikimin në Botëror

Julian Ahmataj largohet nga drejtimi i U-19, i uron suksese Kombëtares për kualifikimin në Botëror

16:28, 13/01/2026

Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar U-19.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ai e nis me një falenderim për presidentin e FSHF-së, Armand Dukën.

Më pas, Ahmataj iu uron suksese të gjithëve në garat që do vijnë.

“Faleminderit president Armand Duka, faleminderit FSHF për mundësinë që më dhatë që këto dy vite të drejtoj ekipin kombëtar U-19, të punoja në një ambient, që falë jush ka ngritur standarde europiane dhe me njerëz të mrekullueshëm.

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi, suksese të gjitha stafeve në garat që do të vijnë. Suksese të gjithë lojtarëve shqiptarë kudo që ndodhen! Suksese  ekipit tonë kombëtar dhe stafit të tij, që në mars do të na e bëjë ëndrrën ‘Botëror’ realitet”, shkruan Ahmataj në postimin për largimin e tij nga Shqipëria U-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco