‘Ka kaluar pak kohë’, edhe drejtori sportiv i Barcelonës është befasuar nga shkarkimi i Alonsos

‘Ka kaluar pak kohë’, edhe drejtori sportiv i Barcelonës është befasuar nga shkarkimi i Alonsos

10:09, 13/01/2026

Real Madrid zyrtarizoi dje, 12 janar, vendimin për të shkarkuar Xabi Alonsos. Trajneri spanjoll qëndroi vetëm 6 muaj e 11 ditë në pankinën e “blancos”, duke drejtuar 34 ndeshje, një tjetër pasojë e presionit të jashtëzakonshëm që ekziston në klubin më të suksesshëm në botë.

Vendimin e komentoi edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Deco. Edhe pse theksoi se fokusin e ka tek skuadra e tij, ai nuk e fshehu habinë për shkarkimin e Alonsos në një intervistë për RAC 1:

“Ne përqendrohemi tek ajo që është jona dhe nuk mendojmë për çfarë ndodh te klubet e tjera. Por me presionin që ka te Barcelona dhe Real Madridi, gjithmonë është e komplikuar, dhe kur rezultatet nuk vijnë, trajnerët janë të parët që preken. Është pak e habitshme sepse ka kaluar pak kohë,” tha ai.

Ai shtoi se, edhe pse Alonso kishte humbur Superkupën, në LaLiga ekipi ishte vetëm katër pikë prapa kreut dhe pozicioni në Champions ishte i mirë. Megjithatë, Deco preferon të mos komentojë më shumë përtej asaj që sheh nga jashtë: “Nuk janë problemet tona të brendshme… Për Arbeloa-n, trajnerin e ri të Realit, nuk di të them nëse është i mirë apo i përhershëm, nuk e njoh personalisht dhe nuk dua të zgjatem te Real Madridi.”

Reagimi i tij tregon se edhe figurat e klubeve rivalë e vlerësojnë kohëzgjatjen e shkurtër dhe situatën komplekse të trajnerëve në klubet më të mëdha europiane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco