Pas aventurës te Genoa, Mario Balotelli ka vendosur të rifillojë karrierën tek Al Ittifaq, klub që garon në divizionin e dytë të Emirateve të Bashkuara. Klubi është në pronësi të Pietro Laterza-s, i njohur gjithashtu si pronar i Chievo Verona-s në Serie D.
Vetë Laterza tregoi se si nisi ky transferim i papritur i “Super Marios”: “E gjitha nisi nga një kërkim në Transfermarkt për lojtarët pa kontratë. Sapo lexuam emrin e tij, nisëm kontaktet me përfaqësuesit e tij. Ai është i motivuar, në gjendje të mirë dhe ne na duhej një sulmues që të shënonte gola. Për Balotellin, Dubai është vendi i duhur për të rifilluar”.
Për “Gazzetta dello Sport”, Laterza shtoi: “U takuam në fillim të dhjetorit dhe na mjaftoi një bisedë për të mbyllur marrëveshjen. Mario është një profesionist serioz dhe ka shumë dëshirë të rikthehet në fushë. Në merkato e janarit mund të merrnim vetëm një lojtar të huaj dhe zgjodhëm atë”.
Kjo lëvizje nënvizon dëshirën e Balotellit për të rinisur karrierën dhe ambiciet e Al Ittifaq për të pasur një sulmues me eksperiencë dhe potencial realizues.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: