PSG eliminohet befasisht nga Paris FC, Luis Enrique: Rezultat i padrejtë, e dominuam ndeshjen

PSG eliminohet befasisht nga Paris FC, Luis Enrique: Rezultat i padrejtë, e dominuam ndeshjen

08:43, 13/01/2026

Paris Saint-Germain u eliminua në mënyrë surprizuese nga Kupa e Francës, pasi u mund 0–1 nga Paris FC në fazën e 1/8-ve të finales. Një humbje që tronditi ambientin parizien, por që sipas trajnerit Luis Enrique nuk pasqyron aspak atë që u pa në fushë.

Tekniku spanjoll, edhe pse i zhgënjyer nga rezultati, lavdëroi paraqitjen e skuadrës së tij pas ndeshjes. “Mendoj se është shumë e thjeshtë të flasësh për këtë takim. Ishte një ndeshje shumë e kompletuar nga ana jonë: luajtëm shumë mirë, bëmë gjithçka që duhej dhe e dominuam plotësisht ndeshjen. Nuk shoh asnjë problem në lojën tonë”, deklaroi ai.

Megjithatë, Luis Enrique pranoi se futbolli shpeshherë nuk është i drejtë: “Duhet të shënosh gola dhe ne nuk arritëm ta bëjmë këtë. Kështu është futbolli. Jam shumë i kënaqur me atë që pashë, si në aspektin kolektiv, ashtu edhe individual. Rezultati është i padrejtë, por duhet ta pranojmë”.

I pyetur nëse kjo humbje përbën një sinjal alarmi për PSG-në, ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës u shpreh i qartë: “Nëse shikon vetëm rezultatin, ndoshta po, por nga ajo që pashë gjatë gjithë ndeshjes, ne ishim dukshëm superiorë. Futbolli ndonjëherë është i padrejtë dhe duhet të dish edhe të humbasësh”.

Eliminimi nga Kupa e Francës i heq PSG-së mundësinë për të synuar “tripletën” këtë sezon, por Luis Enrique nuk e sheh këtë si dramë: “Kjo garë na pëlqen shumë dhe nuk ishte objektivi ynë të eliminoheshim, por duhet ta pranojmë. Nëse do të humbja ndeshje të tjera, do të doja që të ishin si kjo”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco