Al Nasr mposhtet nga Al Hilal mes polemikave, shuhet ëndrra e Ronaldos për titullin kampion në Arabi

Al Nasr mposhtet nga Al Hilal mes polemikave, shuhet ëndrra e Ronaldos për titullin kampion në Arabi

21:09, 12/01/2026

Ëndrra e Kristiano Ronaldos për të fituar një titull kampion në Arabinë Saudite me Al Nasr duket se po largohet përsëri, pavarësisht një starti shumë të mirë të sezonit të ekipit të tij.

Sot skuadra e portugezit është mundur me shifrat 3-1 nga Al Hilal i SImone Inzagit dhe ka parë këtë të fundit të shkëputet 7 pikë në kryesim.

Gjithçka ka ardhur pas një ndeshje të mbushur me polemika ku ishte fillimisht Al Nasr që kaloi në avantazh me anë të Ronaldos në fundin e pjesës së parë.

Por në të dytën Al Hilal fitoi dy penallti dhe u dha edhe një karton i kuq për Al Aqidi të Al Nasr, duke ndryshuar plotësisht rrjedhën e ndeshjes dhe duke i dhënë fitoren 3-1 skuadrës së Inzagit.

Ndërsa lojtarët e Al Hilal po festonin, kamerat fiksuan Ronalon e ulur në pankinë, i cili bëri me dorë shenjën e vjedhjes, gjë që do të hapë jo pak polemika në vijimin e kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco