Masimiliano Alegri kërkon kthesën. Pas barazimit 1-1 të Milanit, trajneri kuqezi analizoi momentin e skuadrës dhe objektivin kryesor të sezonit, kualifikimin në Champions.
“Për të arritur Championsin na mungojnë ende 34-36 pikë, ndaj duhet të rikthehemi te fitoret”, deklaroi Alegri.
Tekniku theksoi se skuadra ka pësuar shumë ndryshime që nga fillimi i sezonit dhe se procesi i ndërtimit kërkon kohë. “Kemi ndryshuar më shumë se gjysmën e formacionit, kemi nisur mirë, por tani duhet të rrisim nivelin dhe të jemi më konkretë”, shtoi ai.
Sipas Alegrit, problemi kryesor mbetet menaxhimi i ndeshjeve pas avantazhit.
Trajneri foli edhe për individët, duke vlerësuar kontributin e disa lojtarëve dhe duke nënvizuar se disa të tjerë kanë ende nevojë për kohë për t’u përshtatur me futbollin italian.
“Duhet të rritemi si skuadër dhe të gjejmë vazhdimësi”, përfundoi Alegri.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: