25 vite histori Champions League: rikthehet topi legjendar, prezantim nga Zidane, Messi dhe Yamal

25 vite histori Champions League: rikthehet topi legjendar, prezantim nga Zidane, Messi dhe Yamal

16:34, 12/01/2026

Champions League feston 25-vjetorin e topit më ikonë në historinë e saj me një rikthim simbolik në të kaluarën.

Adidas ka prezantuar versionin e ri të topit për sezonin 2025-2026, një ridizenjim modern i legjendarit Adidas Finale 1, i përdorur për herë të parë në vitin 2001.

Topi i ri ruan grafikën dhe ngjyrat klasike që kanë shoqëruar kompeticionin për një çerek shekulli, por vjen i pasuruar me elementë modernë, përfshirë sfumatura dinamike në të zezë dhe vjollcë, që i japin një identitet bashkëkohor.

Sfera e re do të përdoret gjatë dy javëve të fundit të fazës së kampionatit të Champions League 2025-2026, e cila nis të martën, më 20 janar.

Në qendër të prezantimit janë edhe yjet e futbollit botëror. Në spotin zyrtar të Adidas marrin pjesë disa nga emrat që kanë shkruar historinë e Champions League ndër vite, si Zinedine Zidane, Lionel Messi, Toni Kroos, Mohamed Salah, Ousmane Dembélé, si dhe talenti i ri Lamine Yamal, që simbolizon lidhjen mes së kaluarës dhe së ardhmes së kompeticionit.

Një top që nuk përfaqëson vetëm dizajnin, por edhe emocionet, historinë dhe magjinë e Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco