Tentoi të shantazhonte Son Heung-min, dënohet me katër vjet burg një 20-vjeçare

Tentoi të shantazhonte Son Heung-min, dënohet me katër vjet burg një 20-vjeçare

15:11, 12/01/2026

Një grua rreth 20 vjeçe është dënuar me katër vjet burg për tentativë shantazhi ndaj ‘yllit’ të futbollit të Koresë së Jugut, Son Heung-min. Lajmi është bërë i ditur nga Yonhap News TV, duke konfirmuar një çështje që kishte shkaktuar jehonë të madhe mediatike në vend.

Sipas aktakuzës, e reja i kishte kërkuar futbollistit rreth 300 milionë wonë (afërsisht 180 mijë euro) në fund të vitit 2024, duke e kërcënuar se do të bënte publike një shtatzëni të supozuar. Për të ushtruar presion, ajo i kishte dërguar Son-it edhe një imazh të një ekografie fetale, duke pretenduar se ishte shtatzënë prej tij.

Rasti nuk përfundoi aty. Më vonë, ajo tentoi ta shantazhonte sërish futbollistin për një shumë shtesë prej 70 milionë wonësh (rreth 40 mijë euro), këtë herë me ndihmën e të dashurit të saj, i identifikuar në dokumentet gjyqësore si z. Yong. Ky i fundit u dënua me dy vjet burg për bashkëpunim në tentativë shantazhi. Të dy ndodhen në paraburgim që nga muaji maj.

Son Heung-min, i cili aktualisht aktivizohet me Los Angeles FC, refuzoi kategorikisht të paguante shumën e kërkuar dhe vendosi të ndiqte rrugën ligjore, duke paraqitur padi për t’u mbrojtur. Seanca gjyqësore u zhvillua muajin e kaluar me dyer të mbyllura, ku futbollisti dëshmoi personalisht.

Vendimi i gjykatës i dha të drejtë Son-it, duke konfirmuar se bëhej fjalë për një përpjekje të qëllimshme shantazhi dhe duke i dhënë fund një episodi të rëndë jashtë fushës për njërin prej futbollistëve më të njohur të Azisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco