Simeone kërkon falje ndaj Florentino Pérez-it dhe Vinícius-it: E pranoj se nuk u solla mirë

Simeone kërkon falje ndaj Florentino Pérez-it dhe Vinícius-it: E pranoj se nuk u solla mirë

15:03, 12/01/2026

Diego Pablo Simeone ka dalë para medieve në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Deportivo La Coruña-s në ‘Riazor’, duke u ndalur jo vetëm te sfida sportive, por edhe te polemikat e fundit që pasuan finalen e Superkupës së Spanjës. Trajneri i Atletico Madridit pranoi publikisht gabimin e tij dhe kërkoi falje ndaj Florentino Pérez-it dhe Vinícius Júnior-it për sjelljen e treguar nëndeshjen Real-Atletico (i tha brazilianit se presidenti Perez do ta largonte).

“Në radhë të parë dua t’u kërkoj falje Florentino-s dhe Vinícius-it për episodin që u pa. Nuk ishte e drejtë nga ana ime të vendosja veten në atë situatë dhe e pranoj se nuk u solla mirë”, deklaroi tekniku argjentinas. Simeone shtoi se në fund fiton gjithmonë skuadra që e meriton dhe vlerësoi Barcelonën si një ekip shumë të fortë që e fitoi me meritë trofeun.

Duke folur për ndeshjen ndaj Deportivos, Simeone theksoi se përqendrimi i skuadrës është maksimal: “Ne shohim atë që ndodh në fushë. Deportivo është një ekip guximtar, konkurron mirë dhe eliminoi Mallorca-n, një skuadër që nuk dhuron asgjë”.

Për rëndësinë e Kupës së Mbretit, ai ishte i qartë: “Është po aq e rëndësishme sa në fillim të sezonit”.

Trajneri i Atletico Madridit nuk dëshiroi të thellohej në polemika të tjera, duke shmangur komentet për Xabi Alonson apo formatin e kompeticionit. Ai u ndal edhe te disa lojtarë të veçantë, duke vlerësuar konkurrencën e brendshme dhe punën e mirë të skuadrës.

Në mbyllje, Simeone nënvizoi përgjegjësinë që ndien si trajner: “E kam ndier gjithmonë këtë përgjegjësi që nga dita e parë. E di objektivin, e di rrugën dhe nuk do të ndalem derisa të kem energji”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco