VIDEO/ Përplasja e Yamal-it me Huijsen: Je çmendur?!

VIDEO/ Përplasja e Yamal-it me Huijsen: Je çmendur?!

12:06, 12/01/2026

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, u përplas në fushë me Dean Huijsen, shok i tij në përfaqësuesen e Spanjës, por kundërshtar gjatë finales së Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit (3-2).

Nw finale nuk munguan momentet e tensionuara mes lojtarëve. Një nga këto momente pati si protagonistë dyshen Yamal-Huijsen.

Sulmuesi i Barcelonës nxitoi të reagonte ndaj madrilenit Raul Asencio për një faull të ashpër, por Huijsen ndërhyri për të mbrojtur shokun e tij dhe shtyu Yamal-in. Reagimi i Yamalit?

Ai nuk e ndjeu aspak mirë këtë gjest, u acarua edhe më shumë dhe ngriti duart. Të dy më pas diskutuan dhe shtynë njëri-tjetrin më fuqishëm, dhe katalanasi i bërtiti: Je çmendur?!

Përtej këtij incidenti, Yamal nuk bëri një paraqitje të shkëlqyer, megjithatë para ndeshjes kishte dhënë një mesazh të qartë ndaj rivalëve të tij. Ai postoi në Instagram një imazh nga seriali i animuar ‘Samurai Jack’, që tregon historinë e një luftëtari të ri që përballet vazhdimisht me një demon të fuqishëm të quajtur Aku dhe nuk dorëzohet kurrë. “Jam i ri, por i gatshëm për të luftuar” është një nga motot e serialit.

Yamal e ndjeu veten në rolin e Samurai Jack, gati të përballet sërish me demonin Aku, i cili simbolizonte Realin. Kjo nuk ishte hera e parë që sulmuesi i Barcelonës nuk mundi të shkëlqente pas një provokimi ndaj kundërshtarëve të tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco