Federata e Futbollit do të organizojë nesër hedhjen e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2025/2026.
Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:30, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në sallën e konferencave për shtyp.
Shorti do të jetë i hapur për mediet dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuara në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit.
Skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy vazo:
Vazon 1 - Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City.
Vazon 2 - AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.
Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen përmes një shorti të lirë mes tetë skuadrave të kualifikuara. Kjo fazë do të zhvillohet me sistem vajtje ardhje, me ndeshjet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të Vazos 2.
Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars, duke premtuar përballje të forta dhe emocione për tifozët e futbollit shqiptar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: